Përfaqësuesja e femrave e Maqedonisë deri në 19 vjeç e mposhti Azerbajxhanin me rezultat 2:0 dhe e regjistroi fitoren e dytë në Ligën B të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Të përzgjedhurat e selektorit Kiril Izov e vendosën ndeshjen në favorin e tyre që në pjesën e parë, kur u shënuan të dy golat.
Në minutën e 11-të, Kalina Popeski u shënua në listën e golashënuesve për epërsinë 1:0 të Maqedonisë, ndërsa në minutën e 31-të, Jelizaveta Vajsm an shënoi autogol për epërsinë 2:0, që në fund ishte edhe rezultati përfundimtar.
Përfaqësuesja e Maqedonisë dominoi gjatë gjithë ndeshjes; për gati dy të tretat e takimit topi ishte në zotërim të lojtareve tona, të cilat drejtuan 22 goditje drejt portës së kundërshtareve, dhjetë prej të cilave shkuan direkt në kuadratin e portës së Azerbajxhanit.
Dominimin e Maqedonisë e dëshmon edhe fakti se gjatë 90 minutave përfaqësueset tona ekzekutuan 10 goditje nga këndi.
Në ndeshjen e dytë të grupit tonë, nikoqirja Serbia e mposhti Malin e Zi me 3:0; golashënues ishin Shipka, Todoroviq dhe Burxhiq, të tre golat e të cilëve u shënuan gjithashtu në pjesën e parë.
Të mërkurën, më 2 dhjetor, Maqedonia do ta zhvillojë kundër Serbisë ndeshjen që vendos për fitimin e vendit të parë dhe kualifikimin në grupin elitar të kualifikimeve, ku ka vend edhe për ekipin më të mirë ndër skuadrat e renditura të dytat në Ligën B, me konkurrencë nga përfaqësueset e gjashtë grupeve.
Ndeshjen kundër Serbisë, Maqedonia do ta luajë në fushat e Qendrës Sportive të federatës kombëtare në Stara Pazovë, ndërsa fillimi është caktuar për orën 13:00.
MAQEDONIA – AZERBAJXHANI 2:0
Golashënuesit: Kalina Popeski 11, Jelizaveta Vajsm an 31 (autogol)
MAQEDONIA: Veljanovska, Kolovska, Ristevska (Fida 63), Emini, Paneva, Cvetkoska (Peceva 90+1), Nakova (Cvetković 63), Veličkova, Galabovska, Popeski (Karalioska 63), Grozdanova
PËRZGJEDHËSI: Kiril Izov





