FFM me një donacion të madh topash për klubet e Ligës së Tretë dhe ekipet rinore

Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) do të fndajë një donacion të konsiderueshëm në periudhën e ardhshme, me të cilin 72 klube nga Liga e Tretë e Futbollit të Maqedonisë do të marrin rreth 1.400 topa futbolli, ndërsa 140 ekipe rinore nga Liga e Parë, Liga e Dytë dhe e Tretë të moshave të reja, do të marrin më shumë se 3.000 topa.

Me këtë donacion, secili klub siguron pajisjet e nevojshme për stërvitje dhe ndeshje, me qëllim krijimin e kushteve më të mira të punës dhe përparimit për futbollistët e rinj. Kjo iniciativë është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të FFM-së për të ofruar mundësi të barabarta dhe kushte cilësore për të gjitha klubet, pavarësisht nivelit të garës në të cilën marrin pjesë.

Federata e Futbollit e Maqedonisë do të vazhdojë me aktivitete që nxisin masivizimin dhe cilësinë e futbollit në vend në të ardhmen. Përveç kësaj, në dhjetor do të ketë një tjetër donacion pajisjesh për ekipet e të rinjve, si pjesë e planit për të mbështetur kategoritë e të rinjve.

Në periudhën e kaluar, FFM dhuroi pothuajse 2000 topa futbolli për të gjitha Shoqatat Komunale të Futbollit, ndërsa klubet nga Liga e Parë e Futbollit morën nga 30 topa futbolli PUMA.