Maqedonia U17 bindëse ndaj Luksemburgut

Përfaqësuesja e Maqedonisë U17 shënoi fitore bindëse 4:1 ndaj Luksemburgut në ndeshjen kontrolluese të zhvilluar në stadiumin „Kukush“ në Turnovë.

Të përzgjedhurit e selektorit Iljami Iseini zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe që në pjesën e parë siguruan epërsi të lartë prej 3:1.

Ristiq e hapi rezultatin në minutën e 11-të, duke realizuar penallti. Në minutën e 22-të, Nikollov shënoi golin e dytë për përfaqësuesen tonë, ndërsa vetëm tre minuta më vonë, Kërstevski shënoi golin e tretë në portën e Luksemburgut në pjesën e parë.

Në vazhdim, Maqedonia sërish e kishte iniciativën, ndërsa Ristiq në minutën e 58-të ishte përsëri i saktë nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar 4:1.

Maqedonia U17: Ilan Memeti, Adrian Velleski, Matej Masev, Amar Akiki, Aleksandar Polimac, Dardan Ademi, Stefan Ristiq, Marin Kërstevski, Ilija Aksentiev, Matej Nikollov, Ognen Sivevski;

Dimitar Petrov, Petar Galeski, Mihajlo Pavlov, Stefan Stefanovski, Pavel Stojanov, Leart Iseini, Eser Fetai, Ron Mededi, Dalibor Markoviq, Bobi Nedanovski, Avlon Kurtishi, Blagoja Sedlloski, Ognen Jakov, Jasin Xhemaili;