Përfaqësuesja e Maqedonisë U17 barazoi 1:1 ndaj përfaqësueses përkatëse të Luksemburgut në ndeshjen e dytë kontrolluese mes dy përfaqësueseve, e cila u zhvillua në qendrën stërvitore „Pandev“ në Strumicë.
Pjesa e parë kaloi me lojë të qetë, me një matje fillestare të forcave dhe pa raste të theksuara për gol nga të dyja skuadrat. Në pushim u shkua me rezultatin fillestar 0:0.
Në pjesën e dytë ritmi u rrit, ndërsa mundësinë më të madhe për Maqedoninë e pati Marin Krstevski në minutën e 80-të. Megjithatë, sikur sipas një rregulli të pashkruar, pas rastit të humbur pasoi ndëshkimi dhe Luksemburgu kaloi në epërsi 0:1 me golin e shënuar në minutën e 89-të.
Futbollistët tanë të rinj nuk u dorëzuan dhe u përgjigjën shpejt. Tashmë në minutën e 91-të, pas një topi të krosuar shkëlqyeshëm në zonën e rreptësisë së kundërshtarit, Ilija Aksentiev ishte më i larti në kërcim dhe me një goditje të saktë me kokë vendosi rezultatin përfundimtar 1:1.
Përzgjedhësi Iljami Isejni e nisi ndeshjen me një formacion të kombinuar, përkatësisht me futbollistët që ishin në stolin rezervë në duelin e parë, të cilin e fituam bindshëm 4:1. Në vazhdim të ndeshjes, ai u dha minuta edhe përfaqësuesve të tjerë.
Maqedonia U17: 12. Dimitar Petrov, 3. Mihajlo Pavlov, 4. Stefan Stefanovski, 10. Pavel Stojanov, 13. Leart Isejni, 14. Ejser Fetai, 17. Ognen Sivevski, 18. Ron Memedi, 20. Bobi Nedanovski, 23. Blagoja Sedloski, 24. Ognen Jakov;
1. Ilan Memeti, 22. Petar Taleski, 2. Adrian Veleski, 5. Mateja Masev, 6. Amar Akiki, 7 Aleksandar Polimac, 8 Dardan Ademi, 11 Marin Krstevski, 15 Ilija Aksentiev, 16 Matej Nikolov, 19 Dalibor Markovikj, 21 Aulon Kurtishi;
Luksemburgu U17: 12. Fabris Hilbsh, 4. Sasha Brushel, 6. Vandir Figeiredo, 7. Diego Monteiro, 8. Dilan Ramchilovikj, 11. Antenori Mashado, 14. Idson Figeiredo, 15. Luka Tankanen, 16. Diego Mililo, 19. Farel Mehlinger, 20. Harold Chuechang;
1. Rin Osario, 2. Natan Oro, 3. Mak Memiq, 5. Henri Deresa, 9. Adin Takaliq, 10. Dominiko Rudxherio, 13. Tino Budxheja, 17. Jan Ribeiro, 18. Xhamin Gonsalvesh;






