Dihet se cilat janë çiftet për sezonin e ri në Ligën e Parë dhe të Dytë të futsallit, të cilat fillojnë rreth mesit të muajit të ardhshëm.
Në xhiron e parë të garës elitare të futsallit përballen: KFF Butel – KFF Zhelezarec, KFF Klimi – KFF SEE Universitetet, KFF Projekt – KFF Juventus Serava, KFF Forca 2015 – KFF Shkupi dhe KFF Kegi Mobi – KFF Osogovo.
Sezoni i ri në Ligën e Parë të futsallit fillon më 10 dhe 11 tetor, ndërsa një javë më vonë fillojnë edhe ndeshjet në konkurrencën e ligës së dytë.
Në raundin e parë të Ligës së Dytë të futsallit përballen: KFF Football Stars Autovelt – KFF Kratovë, KFF Mal Ajaks – KFF Ovçe Pole, KFF Balkan – KFF Pobeda dhe KFF Karshiaka – KFF Shutka 1. Në xhiron e parë pushon KFF Crna Reka.





