Radeski: Respekt për Arsimin, por 3 pikët duhet të mbeten në Strugë

Struga Trim Lum e pret Arsimin në ndeshjen e javës së tetë të Ligës së Parë dhe do të përpiqet që me fitore ta ruajë hapin me Shkëndijën në krye të tabelës.

Në prag të ndeshjes së sotme, pritshmëritë e tij i ndau sulmuesi Marjan Radeski.

„E respektojmë Arsimin, por Struga Trim Lum ka një synim të qartë, dhe ai është që tri pikët të mbeten tek ne. Për ta arritur këtë, duhet të japim edhe më shumë se maksimumi për të arritur rezultatin e dëshiruar.

Në futbollin modern të gjithë e dimë se nuk ka më kundërshtarë të lehtë. Prandaj duhet të jemi në nivelin e duhur dhe të luajmë ashtu siç dimë, për ta vazhduar serinë e fitoreve në shtëpi“, deklaroi Radeski.

Ndeshja mes Struga Trim Lum dhe Arsimit është caktuar të zhvillohet në orën 16:00 në stadiumin në Strugë, ndërsa do ta drejtohet nga Benjamin Kerimi.