Përfaqësuesja e Maqedonisë deri në 15 vjeç shënoi fitore 3:1 ndaj Maltës, në ndeshjen e katërt të Kampionatit Botëror në formatin 7+1, i cili po zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit, ndërsa në ndeshjen e fundit të grupit pësoi humbje 5:0 nga përfaqësuesja e Nigerit.
Të përzgjedhurit e trajnerit Goran Stankovski nuk arritën ta përsërisnin paraqitjen nga ndeshja e mëparshme kundër Maltës, në të cilën fituan 3:1, ndaj fazën e grupeve e përfunduan me humbje nga përfaqësuesja e Nigerit.
Shpresat e Maqedonisë zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer kundër Maltës dhe e merituan triumfin. Golashënues për Maqedoninë ishin Dorotej Hristov në minutën e 24-të, Stefan Stojanoski në të 29-tën dhe Din Rozhajac në minutën e 32-të. Golashënuesi i vetëm për Maltën ishte Deklan Zamit në minutën e 13-të.
Shpresat e Maqedonisë regjistruan dy fitore, një barazim dhe dy humbje në Botërorin në Baku. Në ndeshjen e parë mposhtën Panama-në 4:1, më pas humbën nga Çad-i 1:2, ndërsa në xhiron e tretë barazuan 2:2 kundër Kenia-s. Me ndeshjen e sotme kundër Nigerit, përfaqësuesja e Maqedonisë e kompletoi paraqitjen në fazën e grupeve të Kampionatit Botëror në Baku.





