Federata e Futbollit e Maqedonisë informon të gjithë tifozët, simpatizuesit dhe mbështetësit e përfaqësueses së Maqedonisë se shitja e biletave për ndeshjen e ardhshme Skoci – Maqedoni do të zhvillohet ekskluzivisht përmes platformës zyrtare elektronike për shitjen e biletave të Federatës Skoceze të Futbollit.
Tifozët e interesuar mund t’i blejnë biletat përmes linkut të mëposhtëm:
Federata Skoceze e Futbollit – Shitja online e biletave
Gjatë blerjes së biletave, duhet të vendoset kodi promovues: MACEDONIA_26.
Për tifozët e përfaqësueses së Maqedonisë fillimisht do të hapet seksioni A2 në tribunën perëndimore, me kapacitet prej 539 ulëse. Shitja do të monitorohet gjatë gjithë periudhës së shitjes dhe, nëse ka nevojë për bileta shtesë, do të hapet edhe seksioni A3, me 860 ulëse shtesë.
FFM i fton të gjithë tifozët që planifikojnë ta përkrahin Maqedoninë në ndeshjen në transfertë në Skoci t’i sigurojnë me kohë biletat e tyre përmes platformës zyrtare dhe t’i japin mbështetje përfaqësueses sonë. Ndeshja Skoci – Maqedoni do të zhvillohet më 13 nëntor 2026, me fillim në orën 20:45 sipas kohës në Maqedoni (19:45 sipas kohës lokale), në stadiumin „Hampden Park“ (Barclays Hampden) në Gllasgou, në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s.





