Përfaqësuesja e Maqedonisë deri në 19 vjeç, me fitoren 3-2 ndaj Maltës, e përfundoi paraqitjen në turneun kualifikues për kualifikim në Kampionatin Evropian. Futbollistët tanë të rinj arritën deri te tre pikët pas një përfundimi dramatik dhe një goli në kohën shtesë.
Maqedonia kaloi në epërsi në minutën e 32-të me golin e Filip Cvetkovskit dhe për një kohë të gjatë e ruajti avantazhin. Megjithatë, Malta arriti të barazojë në minutën e 76-të përmes Zias Njuell.

Përgjigjja e reprezentuesve tanë erdhi në minutën e 81-të, kur Jakov Stojkovski i riktheu epërsinë Maqedonisë. Drama vazhdoi në fundin e ndeshjes, pasi Denzel Atard në minutën e 89-të shënoi për 2-2.
Kur dukej se ndeshja do të përfundonte pa fitues, Gabriel Taleski në kohën shtesë e tundi rrjetën e Maltës për 3-2 përfundimtare dhe fitoren e merituar të Maqedonisë.

MAQEDONIA deri në 19 vjeç: Pavel Grbevski (G), Alban Rochi (87` Mateo Kesiki)Mateo Kesiki, Kristijan Markovski, Filip Cvetkovski, Anes Abdurahmani, Aleksandar Grashevski (87` Ljavdrim Kasami), Gabriel Taleski, Ivan Tanchev (K) (71` Antian Emini), Jovan Mrmachovski (87`Muhamed Mustafi), Jordan Damevski (62` Lorent Zaku), Jakov Stojkovski; Trajner: Dimitar Kapinkovski.
Maqedonia e përfundoi turneun kualifikues në vendin e dytë në grupin 5 me katër pikë të fituara, pas Zvicrës së vendit të parë, e cila fitoi nëntë pikë të plota. Në dy ndeshjet e mëparshme, përfaqësuesja jonë pësoi humbje minimale nga Zvicra (0-1), ndërsa ndaj Irlandës së Veriut luajti baras pa gola (0-0).





