Janë bërë të ditura datat e zhvillimit të ndeshjeve në Ligën e Kombeve për femra

Përfaqësuesja e femrave të Maqedonisë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve do të jetë pjesë e Ligës C, ndërsa në prag të fillimit të garës, UEFA ka përcaktuar datat për zhvillimin e ndeshjeve të fazës së grupeve.

Maqedonia është pjesë e grupit të tretë, ku marrin pjesë edhe Izraeli, Andorra dhe Ishujt Faroe.

Në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, skuadra e përzgjedhur nga selektori Aleksandar Andov e nis garën më 2 mars të vitit të ardhshëm, kur jemi nikoqirë të Andorrës, ndërsa katër ditë më vonë presim përfaqësuesen e Ishujve Faroe.

Më 20 prill luajmë në transfertë ndaj Izraelit, ndërsa më 24 na pret dueli kundër Andorrës. Në xhiron e fundit të ndeshjeve, më 11 qershor, në terren vendas luajmë kundër Izraelit, ndërsa më 15 të të njëjtit muaj pason transferta te Ishujt Faroe.

Promovimin në një rang më të lartë të Ligës së Kombeve e siguron përfaqësuesja që do të fitojë vendin e parë në grup, ndërsa dy përfaqësueset më të mira të renditura në vendin e dytë luajnë plej-of me dy ekipet më të mira që në Ligën B kanë përfunduar në vendin e tretë.