Kombëtarja e futsallit pësoi humbje në transfertën ndaj Finlandës.

Në ndeshjen e parë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, përfaqësuesja e futsallit të Maqedonisë u mposht 6:1 në transfertë në Finlandë.

Serinë e golave e hapi Lasse Lintula në minutën e tretë. Vetëm dy minuta më vonë, Bojan Janev barazoi në 1:1, ndërsa në minutën e 15-të Sergej Korsunov u dha finlandezëve epërsinë 2:1.

Në minutën e 20-të, Matin Ahmadi e rriti epërsinë në 3:1, ndërsa në minutën e 23-të Aleksi Piritijoki shënoi golin e katërt për vendasit.

Në minutën e 35-të të ndeshjes, Anti Koivumaki shënoi për 5:1, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Lintula në minutën e 36-të.

Në fundin e ndeshjes, Maqedonia pati mundësinë të shënonte edhe golin e dytë, por Jakup Ramadan nuk arriti ta realizonte penalltinë.

Në xhiron e dytë, Maqedonia është nikoqire e Spanjës, ndërsa ndeshja është në program më 8 dhjetor.