Ndeshja derbi ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit, nga xhiroja e 11-të e LPFM-së, e zhvilluar në Gostivar, u gjykua në mënyrë të shkëlqyer, me vendime të sakta në të gjitha situatat sfiduese.
Gjatë ndeshjes pati disa situata që kërkonin vëmendje të veçantë dhe koordinim të mirë ndërmjet gjyqtarëve në fushë dhe gjyqtarëve në dhomën e VAR-it.
Konkretisht, gjatë aksionit të FC Shkëndijës në minutën e 30-të, si dhe në minutat 89 dhe 93, kur FC Vardari shënoi gol, u morën tri vendime të sakta të VAR-it, plotësisht në përputhje me Rregullat e lojës së futbollit dhe protokollin e VAR-it. Përmes vizatimit të vijave të pozitës jashtë loje, u zgjidhën saktë tri situata kyçe gjatë shënimit të golave pas shkeljeve paraprake të pozitës jashtë loje.
Gjyqtarët në fushë dhe gjyqtarët e VAR-it treguan koordinim të shkëlqyer, vlerësim të mirë dhe zbatim të qëndrueshëm të rregullave në të tri situatat.
Pavarësisht përpjekjeve për ta paraqitur gjykimin ndryshe, mbetemi fuqishëm të përkushtuar ndaj rregullsisë së garës, me respektim të qëndrueshëm të rregullave të lojës së futbollit dhe protokollit të VAR-it.
Vlerësimi objektiv i vendimeve të gjyqtarëve duhet të bazohet në faktet, rregullat dhe situatat konkrete nga ndeshja.





