Në formë të mirë, skuadra e Sileksit hyn në përballjen me Shkupin në stadiumin në Autokomandë. Skuadra nga Kratova pret vazhdimin e serisë së fitoreve, pas fitoreve ndaj Bashkimit dhe Shkëndijës, si dhe kualifikimit në fazën e ardhshme të Kupës së Maqedonisë dhe triumfit ndaj Pelisterit në Manastir.
Edhe pse luan si mysafir te skuadra e fundit në tabelë, nga kampi i Sileksit thonë se nuk do t’i mashtrojë fakti që kundërshtari ndodhet në fund dhe se do të japin maksimumin për t’i fituar pikët në Autokomandë.
„E kemi analizuar skuadrën e Shkupit. Ata kanë cilësitë e tyre dhe nuk do të na mashtrojë pozita e tyre në tabelë. Do të japim maksimumin dhe shpresoj se do të vazhdojmë me paraqitje të mira dhe se kjo seri fitoresh e Sileksit do të vazhdojë edhe në ndeshjet e ardhshme“, deklaroi Kristijan Eftimov, futbollisti i Sileksit.
Ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Sileksit luhet në stadiumin e Autokomandës me fillim në orën 12:00.





