Saiti: Është koha për reagim dhe kthim te rruga e fitoreve

Skuadra e ligës së parë nga Kumanova ndodhet në një seri prej tre xhirove pa triumf, duke përfshirë edhe dy humbjet e dhimbshme në shtëpi nga Shkëndija e Haraçinës dhe Sileksi. Problemi për shefin e stafit teknik, Muarem Muarem, mbi të gjitha mbetet pafuqia në sulm; Bashkimi dështoi plotësisht dhe nuk ka shënuar asnjë gol para tifozëve të vet në dy ndeshjet e fundit.

Pengesa e radhës në rrugën drejt rimëkëmbjes është skuadra e Arsimit, një ekip që gjithashtu ndodhet në krizë rezultatesh dhe nuk njeh fitore në shtatë xhirot e fundit të elitës.

„Dueli kundër Arsimit është vendimtar për ne. Erdhi momenti të rikthehemi te fitoret dhe ta ndërpresim këtë seri negative. I ftoj tifozët tanë besnikë t’i mbushin tribunat, të na japin mbështetje dhe së bashku të arrijmë te tre pikët“, deklaroi në prononcimin e tij Ensar Saiti.

Historia dhe tradita e përballjeve direkte janë në favor të Arsimit, i cili ka gati gjashtë fitore në 12 përballjet e deritanishme, ndërsa Bashkimi ka festuar vetëm tri herë; tri duele kanë përfunduar pa fitues.

Përballja për pikë mes Bashkimit dhe Arsimit do të zhvillohet në stadiumin e Kumanovës duke filluar nga ora 14:00, ndërsa drejtësinë në fushë do ta ndajë gjyqtari kryesor Jovan Kaçevski.