Përfaqësuesja e Maqedonisë U-21 do të luajë ndeshjen e katërt në këtë cikël kualifikues, nesër duke filluar nga ora 18:00, jashtë fushe në Mal të Zi.
Shpresat tona në futboll vijnë në këtë ndeshje pas triumfit në shtëpi ndaj Armenisë me rezultatin 2:1. Deri te fitorja Maqedonia arriti duke përmbysur rezultatin pasi që kundërshtari ishte në epërsi dhe dy gola në vazhdim, Maqedonia regjistroi pikët e para.
Pas këtij triumfi, Maqedonia vazhdon me sfidën në transfertë dhe do të përballet me ekipin e shpresave të Malit të Zi.
"Mësuam shumë nga humbjet kundër Polonisë dhe Italisë. Vërjetëm gabimet tona dhe progresi është i dukshëm. Ndeshja në shtëpi kundër Armenisë ishte e mirë për ne. Fituam tri pikë, duam të vazhdojmë në atë drejtim. Mali i Zi është analizuar mjaftueshëm, e dimë se çfarë mund të bëjë ky kundërshtar, por edhe cilat janë dobësitë e tij. Nuk ka kuptim të përqendrohemi shumë te kundërshtari, duhet ta ngremë lojën tonë në nivelin më të lartë të mundshëm dhe të arrijmë një tjetër rezultat të mirë" - thotë kapiteni ynë Matej Angelov.





