Arsimi dhe Makedonija Gjorçe Petrov ndan pikët në Gostivar

Ndeshja e javës së 20-të midis Arsimit dhe Makedonija GJ.P. përfundoi pa fitues pran rezultatit 1:1. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë.

Ndeshja filloi me një ritëm të ngadaltë dhe pa ndonjë kërcënim serioz në minutat e para. Rasti i parë i vërtetë erdhi në minutën e 16-të, kur sulmuesi Bajo u gjend në zonën e penalltisë, por gjuajtja e tij përfundoi në mënyrë të pasaktë, pak jashtë portës së kundërshtarit. Pak më vonë, edhe Bako provoi një gjuajtje me kokë, por këtë herë pa sukses.

Në minutën e 34-të, pas një gabimi në mbrojtjen e Arsimit, Ajdogan shënoi një gol dhe e çoi ekipin e tij në epërsi 1:0. Megjithatë, gëzimi i mysafirëve zgjati pak, vetëm tre minuta më vonë, në minutën e 37-të, lojtari boshnjak Armin Besagiç shënoi një gol të mrekullueshëm për të barazuar rezultatin në 1:1.

Në pjesën e dytë, pritej një lojë më ofensive, por rezultati u përshtatej qartë të dyja ekipeve. Loja u zhvillua kryesisht në mesfushë, me pak raste reale.

Bie në sy gjuajtja në tokë e Gafurit, e cila u prit me sukses nga portieri i mysafirëve Jankov. Besagić pati një tjetër mundësi pas një goditjeje dënimi të devijuar, por nuk arriti të shënonte përsëri.

Në përgjithësi, ndeshja ishte e barbartë, me pak raste për të dyja palët. Pas këtij barazimi, nuk ka ndryshime në tabelë: Arsimi mbetet në vendin e pestë me 26 pikë, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrovi është në vendin e nëntë me 20 pikë.