Arsimi sot në Strugë do të përballet me ish-kampionin Struga Trim Lum, në një ndeshje që pritet të jetë e vështirë për ekipin nga Gostivari. Në kuadër të javës së 8-të të kampionatit vendor, Arsimi udhëton me dëshirën për një paraqitje të mirë dhe rezultat pozitiv.
Para duelit me Strugën, për pritshmëritë nga ndeshja foli futbollisti i Arsimit, Ardit Iljazi.
“Nuk pres një ndeshje shumë të vështirë në transfertë kundër Strugës. E dimë forcën dhe cilësinë e tyre, por ne kemi punuar mirë gjatë javës dhe në fushë do të hyjmë me shumë motivim dhe përqendrim.
Do të përpiqemi t’i përmbushim detyrat e trajnerit dhe të japim maksimumin nga minuta e parë deri në të fundit. Luajmë për një rezultat pozitiv dhe besojmë te puna dhe te grupi që kemi krijuar. Shpresojmë që me angazhim maksimal të kthehemi nga Struga me pikë.
U falënderojmë tifozët tanë për mbështetjen dhe shpresojmë që me lojën tonë t’i bëjmë krenarë”
Ndeshja Struga Trim Lum-Arsimi do të zhvillohet sot në orën 16:00 në stadiumin e qytetit në Strugë





