Klubi i Futbollit Arsimi do të zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi në Ligën e Parë kundër ish-kampionit Struga Trim Lum. Ndeshja e së premtes në stadiumin e Gostivarit do të jetë një festë e vërtetë futbolli për tifozët e Arsimit, të cilët mezi presin paraqitjen e parë të ekipit të tyre.
Në kampin e Arsimit ekziston optimizëm dhe besim se me taktika të mira, shpirt luftarak, angazhim maksimal dhe mbështetje nga tribunat, mund të arrihet një rezultat pozitiv, madje edhe deri te fitorja e parë në Ligën e Parë.
Argjent Gafuri, një nga lojtarët kryesorë të Arsimit, e paralajmëron ndeshjen me motiv të shtuar.
"Struga është një kundërshtar i fortë dhe cilësor me përvojë të madhe, por ne kemi bërë një analizë të detajuar dhe e dimë se ku mund t'i surprizojmë. Pres një ndeshje të vështirë nga minuta e parë deri në minutën e fundit, por besoj te skuadra ime dhe në mbështetjen e tifozëve tanë."

Gafuri thekson se, ndonëse kanë respekt për kundërshtarin e tyre, do të dalin në fushë me një qëllim të qartë, për të pretenduar fitoren.
“Çdo lojtar është i vetëdijshëm se sa e rëndësishme është kjo ndeshje dhe ne do të japim maksimumin për të marrë tre pikët”, shtoi ai.
Ndeshja Arsimi – Struga Trim Lum është planifikuar të zhvillohet të premten, me fillim në orën 17:00 në stadiumin e Gostivarit.





