Futbollistët e Shkëndijës do të luajnë ndeshjen e dytë të fazës kryesore të Ligës së Konferencës, me çrast nesër në orën 18:45 në Todor Proeski Arena, dhe të parën në shtëpi në paraqitjen e tyre historike në garën e tretë evropiane për klube.
Kundërshtari është skuadra nga Republika e Irlandës, Shelburne, i cili sezonin e kaluar fitoi vendin e tretë në kampionatin kombëtar.
"Kishim kohë të mjaftueshme për t'u përgatitur. Luajtëm mirë në Shkup dhe në ato ndeshje kualifikuese në Evropë. Edhe pse jemi të ndryshëm në stil me kundërshtarin, shpresoj që me një lojë të mirë dhe të zgjuar do të arrijmë fitoren. Bëmë një analizë të mirë të kundërshtarit, nuk mund të gjesh dobësi të asnjë rival në këtë nivel. Duhet të luajmë me cilësi. Shpresojmë për një lojë të mirë me mbështetjen e publikut dhe për të marrë ato tri pikë", tha trajneri i Shkëndijës Jeton Beqiri.





