Përfaqësuejsja e Maqedonisë nën 21 vjeç do të zhvillojë dy ndeshje në shtëpi në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian 2027, më 13 dhe 18 nëntor, në stadiumin “Petar Millosheviq” në Manastir.
Shitja e biletave për ndeshjet e ekipit të Maqedonisë U-21, kundër Suedisë dhe Polonisë po bëhet përmes platformës elektronike të FFM-së, eticket.ffm.mk dhe në pikat e shitjes së Dimpo Tobacco në Manastir. Çmimi i biletës është 200 denarë.
Mbështetni shpresat tona të futbollit në ndeshjet e rëndësishme kualifikuese.





