Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll do të zhvillojë ndeshjen miqësore kundër ekipit kombëtar të Bosnjës dhe Hercegovinës, më 29 maj në Sarajevë.
Federata e Futbollit e Bosnjës dhe Hercegovinës ka siguruar bileta për tifozët nga Maqedonia me një çmim prej 1.000 denarësh për sektorët: JUG B4, JUG B3 dhe JUG - qëndrim në këmbë, të cilat janë në kuadër të stadiumit "Asim Ferhatoviq Hase" në Sarajevë.
Tifozët e Maqedonisë mund të blejnë biletat direkt përmes web platformës të FFM-së: eticket.ffm.mk





