Sezoni në kampionatin vendor të futbollit do të mbyllet këtë javë me zhvillimin e ndeshjeve të barazhit për plotësimin e Ligës së Parë Maqedonasë, pas së cilës do të bëhen të ditur të gjithë pjesëmarrësit në sezonin e ri të garës për trofeun e kampionit."
Ndeshjet e balotazhit për plotësimin e LPFM do të luhen të dielën më 31 maj, ndërsa nikoqirë do të jenë stadiumet në Manastir dhe Kavadar.
Në stadiumin 'Petar Miloshevski' në Manastir do të përballen AP Brera dhe Shkupi, ndërsa në Stadiumin e Qytetit në Kavadar do të takohen Pelisteri dhe Shkëndija e Haraçinës.
Fituesit e këtyre dueleve sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e shoqërisë elitare të futbollit në Maqedoni, ndërsa skuadrat qe do të humbin do të garojnë në Ligën e Dytë.
Fillimi i të dyja ndeshjeve është caktuar për orën 16:30.





