Mirënjohje dhe krenari – një mesazh nga Blagoja Milevski

Të dashur mbështetës të përfaqësueses së Maqedonisë,

Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe për të gjithë presidentët e federatës sonë, Ilcho Gjorgioski, Muamed Sejdinit dhe Masar Omeragiçit, të cilët, që nga viti 2014, kanë siguruar kushte dhe mbështetje që na kanë mundësuar të arrijmë rezultate me vlerë për historinë e futbollit të. Maqedonisë

Dua të shpreh mirënjohjen time të veçantë për Presidentin Masar Omeragiç për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe të qartë në periudhën e kaluar. Themele të tilla janë të nevojshme që çdo proces profesional të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme. Në futboll, si në çdo fushë tjetër.

Jam veçanërisht krenar për lojtarët tanë. Energjia, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre na sollën fitore dhe rezultate që do të mbeten në kujtesën tonë. Ata treguan se çfarë do të thotë të luash për Maqedoninë dhe kjo më mbush me krenari të vërtetë.

Gjithashtu jam mirënjohës stafit tim të trajnerëve, ekipit mjekësor dhe atij të logjistikës për profesionalizmin dhe bashkëpunimin e tyre. Secili prej tyre e bëri punën e tij në heshtje dhe saktësi, si pjesë e një tërësie që duhet të koordinohet për të pasur sukses.

Ishte një nder të drejtoja përfaqësuesen dhe të isha pjesë e kësaj përpjekjeje të përbashkët. Do të vazhdoj të jem me përfaqësuesen edhe në të ardhmen, me vëmendje, mbështetje dhe respekt.

Blagoja Milevski