Kampionati vendor i futbollit në Maqedonisë sot sjell disa nga ndeshjet e javës së 20-të, në të cilat lideri aktual Vardari luan në transfertë ndaj Struga TL.
„Kuqezinjtë“ hyjnë në këtë ndeshje pas një eliminimi befasues në Kupën e Maqedonisë, ku humbën përmes penalltive ndaj Ohrit, në fushën e tyre.
Tani, pasi kanë mësuar nga ajo që ndodhi disa ditë më parë, skuadra e Goce Sedloskit ka për detyrë të riaftësohet në aspektin e lojës dhe rezultateve dhe të kthehet në kampionat me një fitore të re.
„"Sot duhet të luajmë në nivelin më të lartë për t'u rehabilituar disi pas asaj që na ndodhi në Kupën e Maqedonisë. Fusha në Strugë, Trim Lum si kundërshtar është e vështirë dhe serioze, por ne besojmë në aftësitë tona. Me një fitore fitojmë shumë, dhe për këtë arsye do të bëjmë gjithçka për të çuar tre pikët në Shkup" - thotë mesfushori i Vardarit, Nemanja Bosançiç.





