Lojtarët e AP Brera arritën fitoren e parë të sezonit të ri në Ligën e Parë në javën e pestë, gjë që përmirësoi ndjeshëm atmosferën në ekipin nga Strumica. Megjithatë, nuk ka shumë kohë për të festuar, sepse sot ata përballen me një sfidë të re, një vizitë në Gjorçe Petrov dhe një duel me skuadrën e Makedonija Gj.P. në kaudër të javës së 6-të të Ligës së Parë.
Udhëheqësi i ri i ekipit, Martin Alagjozovski, beson se Brera mund të vazhdojë me të njëjtin ritëm kundër “luanëve” të Gjorçe Petrovit.
"Është pak më e lehtë, mendoj se morëm atë që meritonim në disa ndeshje të mëparshme. Triumfi kundër Shkupit sigurisht që do të jetë një motiv shtesë për ne që të paraqitemi në një dritë pozitive në duelin me Makedonija Gj.P. Ata janë një ekip i shkëlqyer, veçanërisht të mirë para spektatorëve të tyre, por ne po vijmë t'i mposhtim dhe besoj se mund të marrim një rezultat të favorshëm", tha Alagjozovski.
Ndeshja midis Makedonija Gj.P. dhe AP Brera do të luhet sot në orën 15:30 në stadiumin Gjorçe Petrov.





