Përfaqësuesja e Maqedonisë e futbollit do të presë Letoninë në një ndeshje miqësore nesër në orën 18:00 në Arenën "Todor Proeski". Kjo do të jetë prova e fundit para ndeshjes kualifikuese kundër Uellsit në Kardif.
Lojtari i përfaqësueses Darko Çurlinov thotë se atmosfera në skaudër është e shkëlqyer dhe pret një paraqitje cilësore kundër letonezëve.
"Jemi të lumtur që jemi përsëri bashkë, për ne çdo ndeshje është e rëndësishme dhe sigurisht që do të bëjmë çmos për të arritur qëllimet tona. Maqedonia synon fitoren në çdo ndeshje, dhe e njëjta gjë do të jetë edhe kundër Letonisë. Pastaj do ta kthejmë vëmendjen te ndeshja kualifikuese kundër Uellsit, e cila sigurisht që ka një peshë të ndryshme", tha Çurlinov.
Në ndeshjen e nesërme kundër Letonisë, Jani Atanasov dhe Visar Musliu janë jashtë formacionit për shkak të lëndimeve.





