Komisioni Disiplinor i FFM-së vendosi ta ndëshkojë KF Bashkimi 1947, me pezullim për katër ndeshje në shtëpi dhe një gjobë prej 5,000 euro, për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes kundër KF Struga Trim Lum, të luajtur në kuadër të raundit të 28-të të Ligës së Parë të Futbollit më 19.04.2026 në stadiumin "Bashkimi" në Kumanovë, si dhe për shkak të pranisë së personave jozyrtarë në fushë dhe në ambientet zyrtare dhe një sulmi fizik ndaj përfaqësuesve dhe lojtarëve të ekipit mysafir.
Në seancën e sotme, u vendosën sanksione edhe ndaj Ivan Varadinovskit, kreut të stafit trajner të KF Kozhuf, me ndalim të ushtrimit të detyrës për një periudhë prej dy ndeshjesh, si dhe ndaj Trajçe Nikov, trajnerit të portierëve të KF Kozhuf, gjithashtu me ndalim të ushtrimit të detyrës për një periudhë prej dy ndeshjesh.





