Elezi: Rabotniçki do të sulmojë për të marë fitore kundër Bashkimit

Pas barazimit në Kavadar kundër Tikveshit, Rabotniçki kërkon një fillim të suksesshëm në shtëpi. Ekipi i ri në Ligën e parë, KF Bashkimi do të jetë në rolin e skuadrës mysafire në stadiumin "Todor Proeski", dhe sulmuesi i Rabotniçkit, Dashmir Elezi beson se "romantikët" mund të fitojnë 3 pikë.

"Jemi të motivuar për të filluar me një fitore në shtëpi. Ne do të presim Bashkimin, një ekip të ri të Ligës së Parë dhe sigurisht që ata do të duan të mbeten të pamposhtur. Megjithatë, besoj se Rabotniçki do të imponojë ritmin e vet në ndeshje dhe se në fund do të fitojmë 3 pikët. Bashkimi ka disa lojtarë vërtet cilësorë dhe me përvojë, por ne duhet të mbrojmë fushën tonë. E analizuam kundërshtarin, morëm udhëzime se çfarë të bëjmë dhe nëse i përmbushim detyrat e trajnerit Bojan Markoski, besoj se në fund do të festojmë", thotë sulmuesi Dashmir Elezi.

Duket sikur ka ardhur koha e duhur që Rabotniçki të thyejë barrierën e shënimit të golave.

"Pres që të ecim në një drejtim pozitiv edhe në atë segment. Nuk shënuam gol në ndeshjet evropiane dhe në ndeshjen e parë kundër Tikveshit në Kavadar, por patëm disa raste vërtet të shkëlqyera. Besoj se do të jemi efektiv kundër Bashkimit", tha Elezi.