Ermedin Adem: Rabotniçki beson se mund të arrijë deri te suksesi përball Shkëndijës

Rabotniçki dhe Shkëndija do të zhvillojnë ndeshjen e mbetur të javës së katërt të Ligës së Parë, në qendrën stërvitore të FFM-së "Petar Milloshevski". Ekipi nga "Debar Maalo" shpreson të jetë në gjendje të riaftësohet për humbjen kundër Vardarit, edhe pse para vetës do të ketë kampionin aktuale, skuadrën e Shkëndijës.

Mesfushori me përvojë, Ermedin Adem, thotë se Rabotniçki mund të arrijë një rezultat të favorshëm nëse përsërit lojën e pjesës së parë kundër Vardarit.

"Nëse luajmë si ekip dhe në mënyrë kompakte si në pjesën e parë kundër Vardarit, mund të shpresojmë për sukses. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se meritonim shumë më tepër sesa një humbje në ndeshjen e mëparshme, por penalltia dhe kartoni i kuq i Besir Demirit na dënuan. Por kjo është tashmë pas nesh, sepse na pret një sfidë e re e madhe, dueli kundër Shkendijës. Ata janë një ekip cilësor, me individ të shkëlqyer, por kanë treguar edhe se janë të prekshëm në kampionat. Do të duhet të jemi pothuajse perfektë, por besojmë se mund të arrijmë sukses", tha Ermedin Adem.

Ndeshja mes Rabotniçkit dhe Shkëndijës është planifikuar për në orën 15:30, në stadiumin e FFM-së.