FFM dhe Makpetrol-i, firmosin marrëveshjen për mbështetjen e përfaqësueses së Maqedonisë

„Makpetrol“-i vazhdon përkushtimin e saj shumëvjeçar për mbështetjen e sportit në Maqedoni, duke nisur bashkëpunimin me Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe duke ofruar mbështetje për përfaqësuesen A të Maqedonisë. Gjatë ekzistencës së saj prej disa dekadash, kompania investon vazhdimisht në sport dhe te sportistët që e përfaqësojnë vendin tonë në garat më të mëdha vendore dhe ndërkombëtare.

Fillimi i bashkëpunimit u shënua me nënshkrimin e një marrëveshjeje ndërmjet presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Masar Omeragiç, dhe Drejtorit Kryesor Operativ të „Makpetrol“-it, Marija Josifovska-Spasovska. Bashkëpunimi i bashkon dy organizata rreth një qëllimi të përbashkët: mbështetjen e përfaqësueses e cila prezanton futbollin në Maqedoni, në nivelin më të lartë.

Për „Makpetrol“-in, kjo përfaqëson vazhdimin e qasjes së tij afatgjatë ndaj sportit si një pjesë e rëndësishme e shoqërisë dhe si një hapësirë në të cilën përkushtimi, disiplina, puna ekipore dhe synimi për sukses marrin formën e tyre më të dukshme.

"Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë bashkon një numër të madh njerëzish rreth dëshirës së përbashkët për sukses dhe përfaqësim dinjitoz të vendit tonë. Pikërisht për këtë arsye, na gëzon fakti që „Makpetrol“ bëhet mbështetës i saj. Sporti ka pasur gjithmonë një vend të rëndësishëm në veprimtarinë tonë shoqërore dhe ndër vite kemi mbështetur sportistë dhe kolektive sportive që me punën e tyre vendosin standarde të larta. Besojmë se ky bashkëpunim do të kontribuojë në krijimin e kushteve edhe më të mira për ekipin kombëtar dhe do t’i ndjekim me vëmendje të madhe sfidat e tij të ardhshme“, deklaroi Marija Josifovska-Spasovska, Drejtorja Kryesore Operative e „Makpetrol“-it.

"Na gëzon fakti që „Makpetrol“, një kompani me traditë shumëvjeçare dhe prani të rëndësishme në shoqërinë maqedonase, e njohu rëndësinë e përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë dhe iu bashkua asaj si mbështetës. Për ne, çdo partneritet me një kompani vendore që beson te sporti dhe te vlerat që sjell futbolli ka një rëndësi të veçantë. Përfaqësuesja është më shumë se një ekip futbolli. Ajo bashkon tifozët, krijon ndjenjën e përkatësisë dhe me çdo paraqitje e përfaqëson Maqedoninë. Prandaj është e rëndësishme për ne që rreth ekipit kombëtar të krijojmë një rrjet të fortë partnerësh dhe miqsh që do të jenë me ne si në momentet e mira, ashtu edhe në sfidat që na presin. Besoj se ky bashkëpunim do të jetë i suksesshëm dhe afatgjatë dhe se së bashku do të vazhdojmë të kontribuojmë për zhvillimin dhe afirmimin e futbollit në Maqedoni,“ deklaroi Masar Omeragiq, president i FFM-së.

Me bashkëpunimin e ri, „Makpetrol“ e zgjeron mbështetjen për sportin në Maqedoni dhe vazhdon përkushtimin për të qenë partner i sportistëve dhe ekipeve që me paraqitjet e tyre e përfaqësojnë Maqedoninë para publikut vendor dhe ndërkombëtar.