Selektori i përfaqësueses U17, Ilami Iseini, publikoi listën e futbollistëve që do të jenë në garë për të luajtur në ndeshjet miqësore kundër përfaqësueses së Luksemburgut.
Ndeshjet do të zhvillohen më 29 shtator dhe më 1 tetor në fushat në Turnovë dhe Strumicë.
Fillimi i duelit të parë është caktuar për orën 15:00 dhe do të luhet në stadiumin e KF Horizontit në Turnovë, ndërsa dy ditë më vonë, nga ora 11:00, në fushën e kompleksit Goran Pandev.
LISTA E FUTBOLLISTËVE:
PORTIER: Dimitar Petrov (KF Brera), Petar Talevski (KF Shkëndija Tetovë), Ilan Memeti (Lozana)
MBROJTES: Ejser Fetai (KF Arsimi), Stefan Stefanovski (KF Vardar), Mateja Masev (KF Crvena Zvezda), Adrija Velevski (KF Vardar), Mihajlo Pavlov (KF Železničar), Ilija Aksentiev (KF Maqedonia GjP), Amar Akiki (KF Shkëndija Tetovë), Leart Iseini (Bochum)
MESFUSHOR: Dalibor Markoviq (KF Maqedonia GjP), Matej Nikolov (KF Vardar), Pavel Stojanov (KF Brera), Aleksa Polimac (KF IMT), Marin Krstevski (KF Crvena Zvezda), Ognen Sivevski (KF Maqedonia GjP), Blagojçe Sedlloski (KF Shkup), Bobi Nedanovski (KF Pelister), Aulon Kurtishi (KF Shkëndija), Dardan Ademi (KF Arsimi)
SULMUES: Ognen Jakov (KF Vardar), Stefan Ristiq (KF Partizan), Ron Memedi (KF Bellasica)





