Jashar: Nuk ka kundërshtar të lehtë, hyjmë 100% të përqendruar për të arritur fitoren

Bregalnica dhe Skopje sot në Shtip e mbyllin xhiron e tetë të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë. Vendasit këtë sezon në fushën e tyre e nisën me dy fitore, më pas humbën me rezultat minimal 1:0 nga Shkëndija e Haraçinës dhe tani shpresojnë të rikthehen sërish në rrugën e fitoreve në shtëpi.

Skuadra e Shtipit gjithashtu dëshiron ta ndërpresë serinë prej tri ndeshjesh pa fitore në LPFM dhe ta gëzojë publikun vendas në ndeshjen e sotme kundër Skopjes.

„Një ndeshje e rëndësishme për ne dhe për publikun tonë, për tifozët tanë. Pas kësaj ndeshjeje kemi një pushim, gjatë të cilit do të mund të përgatitemi mirë për pjesën tjetër të sezonit. Por tani jemi maksimalisht të fokusuar te dueli me Skopjen. Skopje është klub që duhet respektuar. Nuk ka kundërshtar të lehtë në Ligën e Parë, këtë e pamë në këto shtatë ndeshje të zhvilluara deri tani. Të gjitha ekipet meritojnë respekt. Ne hyjmë të fokusuar 100 për qind dhe do të japim gjithçka nga vetja që në fund të gëzohet qyteti i Shtipit dhe tifozët tanë“, tha Amir Jashar, portieri i Bregalnicës.

Dueli Bregalnica – Skopje zhvillohet sot në stadiumin e qytetit në Shtip, duke filluar nga ora 18:00.