FFM zhvillon trajnime për operatorët e Replay në kuadër të projektit VAR

 

Me qëllim zbatimin e plotë dhe profesional të teknologjisë VAR në garat e zgjedhura vendase, Federata e Futbollit e Maqedonisë ka filluar me sukses trajnimin e stafit teknik që do të punojë si Operatorë të REPLAY (Përsëritjes).

Pas një përzgjedhjeje paraprake, u zgjodhën tetë kandidatë të arsimuar teknikisht dhe të përgatitur për të filluar trajnimin e specializuar. 

Nga 2 deri më 5 qershor, ata morën pjesë në trajnime intensive teknike dhe funksionale në Qendrën e njohur të Teknologjisë EVS në Liezh të Belgjikës, e cila është ofruesi zyrtar i teknologjisë VAR për garat e organizuara nga FFM. 

Trajnimi u përqendrua në punën praktike me teknologjinë EVS, parimet e reagimit të shpejtë, sinkronizimin me gjyqtarët VAR dhe AVAR, si dhe ndërhyrjet në situata të caktuara.

Pas fazës fillestare të përfunduar me sukses, trajnimi vazhdon në Maqedoni nga 5 deri më 18 qershor 2025 me seanca teknike të avancuara. 

Këto trajnime zhvillohen nën mentorimin e dy operatorëve të VAR me përvojë dhe të njohur, Kirill Gorban dhe Alexei Korzhukov, të cilët kanë përvojë praktike në ligat elitare në Rusi dhe Arabinë Saudite, si dhe në garat ndërkombëtare të organizuara nga FIFA. Nën udhëheqjen e tyre, operatorët fitojnë aftësitë e nevojshme për mbështetje teknike të përsosur të procesit VAR, pra për riprodhim në kohë, të saktë dhe me cilësi të lartë të momenteve kyçe në ndeshje, dhe edukimi dhe trajnimi do të kryhen në sinkron me gjyqtarët e përzgjedhur të VAR dhe AVAR. 

Investimet janë një hap i rëndësishëm në krijimin e një sistemi profesional VAR me staf të kualifikuar në të gjitha aspektet, nga arbitrimi te mbështetja teknike.