Përfaqësuesja e Maqedonisë U-14 luajti në barazim 1:1 kundër ekipit përkatës të Shqipërisë në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar midis këtyre dy ekipeve në stadiumin e Skenderbeut në Korçë.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 15-të, me anë të Aleksandro Shofiti. Në pjesën e dytë, ekipi i trajnerit Goran Stankovski imponoi lojën e vet, krijoi disa raste të mira dhe me meritë barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 56-të me anë të Davor Tanevskit.
Ndeshja e dytë kontrolluese midis ekipeve të të rinjve të Maqedonisë dhe Shqipërisë është planifikuar për 19 qershor.
MAQEDONIA: Ognen Bozhinovski, Hamza Ziberi, Filip Bogoevski, Davor Taneski, Din Rozojac, Kalin Avramoski, Neno Baftijar, Pavel Dimoski, Jovan Jançevski, Borjan Kostovski, Vigan Tairi;
Trajner: Goran Stankovski;





