Federata e Futbollit e Maqedonisë njofton opinion sportdashës se, në përputhje me një vendim të FIFA-s, KF Tikvesh nga Kavadari është ndaluar të regjistrojë lojtarë të rinj në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve financiare ndaj lojtarit Filip Mihaljeviç.
Sipas njoftimit zyrtar nga FIFA, ndalimi do të mbetet në fuqi derisa detyrimet të përmbushen plotësisht, dhe për një maksimum prej tre periudhave të regjistrimit radhazi. Në kohë të njëjtë, FIFA i kërkoi Federatës së Futbollit të Maqedonisë që ta zbatojë menjëherë vendimin në nivel kombëtar. Federata e Futbollit të Maqedonisë do të veprojë në përputhje me rregullat dhe vendimet e FIFA-s.





