Në ndeshjen e dytë kontrolluese të zhvilluar në Kolashin, përfaqësuesja e vajzave U-17 u mposht nga Mali i Zi me rezultat 4:3.
Përfaqësuesja vendase kaloi në epërsi në minutën e 17-të, ndërsa golashënuese ishte Tina Janketiç. Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë, Sofija Velinova shënoi autogol, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Teodora Cebaloviç i dha Malit të Zi epërsinë 3:0. Goli i katërt ishte vepër e Sofija Vlaoviç, e cila u regjistrua në listën e golashënuesve në fillim të pjesës së dytë.
Në vazhdim të ndeshjes, përfaqësuesja e Maqedonisë shënoi tri gola.
Në minutën e 53-të, Elena Naumovska e ngushtoi epërsinë në 4:1, tetë minuta më vonë Anja Karanfilovska shënoi golin e dytë për përfaqësuesen tonë, ndërsa Glorija Todorovska në minutën e dytë të kohës shtesë vendosi rezultatin përfundimtar 4:3.
MAQEDONIA: 12. Magdalena Llomanovska, 2. Marija Klimovska, 3. Stefania Bogdanovska, 6. Anja Karanfilovska (8. Dushica Lazarevska 71), 13. Kejla Alioski (4. Nina Manasieva 36), 14. Sofija Velinova (15. Emilija Ivkoviç 46), 9. Elena Naumovska (5. Tamara Atanasovska 64), 20. Ana Marija Velevaçkovska (10. Lina Micovska 46), 18. Jana Miloshevska (11. Marija Velinovska 46), 16. Simona Boshkovska (7. Lana Spasovska 46), 17. Sofija Veliçkovska (19. Glorija Todorova 46)





