Gjermani Shlager, do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes kundër Zvicrës

Janë bërë të njohur arbitrat e deleguar për ndeshjen e parë të edicionit të sivjetshëm të Ligës së Kombeve, në të cilën përfaqësuesja e Maqedonisë të shtunën do të përballet me Zvicrën.

Arbitër kryesor është gjermani Daniel Shlager, ndërsa do ta ndihmojnë Sven Novitcki dhe Tobias Fritç. Robin Braun është deleguar si arbitër i katërt, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jenë Benjamin Brand dhe Benjamin Kortus.

Për arbitrin gjerman, i cili mban stemën e FIFA-s që nga viti 2022, kjo do të jetë ndeshja e 303-të në karrierë, ndërsa vetëm e dyta në Ligën e Kombeve, pikërisht në edicionin e kaluar, kur më 17 nëntor 2024 gjykoi ndeshjen ndërmjet Maqedonisë dhe Ishujve Faroe, në të cilën shënuam fitore 1:0, ndërsa golashënues ishte Bojan Miovski.

Shlager tregon mesatarisht 4,31 kartonë të verdhë, ndërsa në ndeshjen në Arenën Todor Proeski gjashtë futbollistë morën vërejtje: Nikola Serafimov, Ezgjan Alioski, Enis Bardhi, Isnik Alimi, Milan Ristovski dhe Petur Knudsen.

Arbitri gjerman ka gjykuar edhe dy ndeshje në kualifikimet për Kampionatin Evropian, ndërsa në garat e klubeve të organizuara nga UEFA ka drejtuar 16 ndeshje, prej të cilave 13 në Ligën e Konferencës dhe tri në Ligën e Evropës.

Në Bundesligë, Shlager ka drejtuar 106 ndeshje, ndërsa në Kupën e Gjermanisë është deleguar për 17 ndeshje.