Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal: Dy ndeshje kualifikuese kundër Holandës dhe Andorrës

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal, do të zhvillojë dy ndeshje, kundër Holandës dhe Andorrës në mesin e muajit dhjetorit, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2026.

Ndeshja e parë nga dy kualifikueset do të luhet në transfertë, kundër Holandës së fortë. Ndeshja do të luhet më 13 dhjetor, në Almere, në orën 19:30.

Në ndeshjen e dytë, në terrenin vendas do të përballemi me Andorrën. Ndeshja kundër Andorrës do të luhet më 18 dhjetor, në orën 19:00, në palestrën e sporteve "Jane Sandanski".

Trajneri i Maqedonisë në futsal, Vasko Skenderovski, ka vendosur të ftojë 14 lojtarë, për ndeshjet kualifikuese me Holandën dhe Andorrën.

Antonio Petrovski

Ivan Stojanovski

Nikola Spasovski

Zoran Levski

Taulant Ismaili

Daniel Marinho De Souza

Mario Blagojevski

Sadat Ziberi

Dragan Petroviç

Igor Leovski

Dimitar Janev

Jakup Ramadani

Ivan Krstevski

Daniel Marihio De Souza