Përfaqësuesja e Maqedonisë në Futsal: Humbje minimale kundër Andorrës

 

Përfaqësuesja e Maqedonisë në Futsal, u mposht me rezultat të ngushtë 2:1 nga kombëtarja e Andorrës, në sfidën e zhvilluar si mysafirë, në kuadër të raundit të fundit të Grupit 7, të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Andorra hapi rezultatin me anë të Regalos. Ekipi i trajnerit Vasko Skenderovski u rikthye shpejt në lojë dhe një minutë më vonë arriti të barazojë rezultatin me golin e shënuar nga Todorovski.

Goli i fitores për Andorrën u shënua nga Blat në minutën e 37-të të ndeshjes.

Në Grupin 7 të kualifikueseve, Portugalia mbylli garimin në mënyrë bindëse, duke u ndalur në vendin e parë me 18 pikë.

Përfaqësuesja e Maqedonisë në Futsal, përfundoi garat në vendin e fundit në grupin e saj, me vetëm një pikë.