Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal: Barazim 1:1 kundër Andorrës

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal barazoi 1:1 kundër ekipit kombëtar të Andorrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2026.

Maqedonia, në palestrën sportive "Jane Sandanski" nuk arriti ta justifikonte rolin e favorit dhe luajti vetëm baraz 1-1 kundër ekipit të Andorrës.

Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Petroviç në minutën e 33-të dhe e çoi Maqedoninë në epërsi. Futbollistët e Maqedonisë shënuan gol pas një asisti nga Ramadani, por gëzimi zgjati shumë shkurt.

Kundërshtari reagoi menjëherë dhe barazoi rezultatin me anë të Josep Segura-s.

Në raundin paraprak, Maqedonia u përball me favoritin në grup, Holandën, dhe pësoi humbje 4:2 në fushën e Holandës.