Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal U19: Dy ndeshje miqësore me Malin e Zi

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal U-19 do të luajë dy ndeshje miqësore kundër ekipit malazez të futsalit në fund të muajit tetor.

Dy ndeshjet miqësore do të luhen në Tivat të Malit të Zi.

Ndeshja e parë miqësore midis Maqedonisë dhe Malit të Zi do të luhet më 23 tetor, në orën 18:00.

Ndeshjen e dytë kontrolluese, këto dy ekipe do ta luajnë më 24 tetor, në orën 17:00.