Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal: Tjetër humbje nga Portugalia

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsall pësoi tjetër humbje kundër Portugalisë, në kuadër të raundit të 4-të të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në Letoni dhe Lituani në vitin 2026.

Ekipi i trajnerit Vasko Skenderovski u mposht me rezultatin 3:0 në Odivales të Lisbonës.

Në raundin e mëparshëm të kualifikimeve, në terrenin vendas, në palestrën sportive "Jane Sandanski", Maqedonia pësoi disfatë nga Portugalia me rezultatin bindës 5:1.

Hugo Miguel i dha Portugalisë epërsinë 1-0. I njëjti lojtar shënoi golin e dytë të Portugalisë për të rritur epërsinë e tyre. Bruno Coelho e çoi rezultatin në 3-0.

Në kualifikimet deri më tani, Maqedonia ka një rekord prej tre humbjeve dhe një barazimi.