Përfaqësuesja Maqedonisë në futsal shënoi fitore me rezultatin 2:1 ndaj kombëtares së Malit të Zi, në përballjen e parë, miqësore, të luajtur në palestrën sportive “Jane Sandanski”.
Të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë. Pas pjesës së parë, rrjetat ishin të qeta dhe të dyja ekipet humbën raste të mira për shënim.
Në kohën shtesë, Maqedonia hapi rezultatin në minutën e 25-të, dhe dy minuta më vonë rezultati u rrit, falë autogolit të kundërshtarit.
Deri në fund të ndeshjes kontrolluese, Mali i Zi arriti ta zvogëlojë epërsinë dhe të vendos rezultatin përfundimtar - 2:1.
Ndeshja e dytë miqësore midis këtyre dy ekipeve kombëtare do të luhet sot, në të njëjtin vend, duke filluar nga ora 16:00.





