Përfaqësuesja e Maqedonisë në Futsal pëson disfatë 3:0 nga Holanda

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal, pësoi disfatë me rezultatin 3:0 nga kombëtarja e Holandës në ndeshjen e zhvilluar në terrenin vendas, nga raundi i 5-të i Grupit 7 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Në palestrën sportive "Jane Sandanski" në Shkup, Maqedonia luajti një pjesë të parë të mirë dhe një pjesë të dytë të dobët. Të gjitha golat u shënuan nga kundërshtari në pjesën e dytë.

Ekipi i trajnerit Vasko Skenderovski luajti mirë në pjesën e parë, duke krijuar disa raste të mira për shënim, por pa realizuar gol.

Në kohën shtesë, Kemps hapi rezultatin në minutën e 24-të. Një minutë më vonë, Holanda e çoi epërsinë në 2:0 me anë të Martinus. I njëjti lojtar shënoi për herë të dytë në minutën e 35-të të ndeshjes.

Kualifikimet e futsalit për K.E.

Maqedoni – Holandë   0:3 (0:0)

MAQEDONIA: Antonio Petrovski, Sadat Ziberi, Mario Blagojevski, Dragan Petrovic, Jakup Ramadan;

Ivan Stojanovski, Zoran Leveski, Taulant Ismaili, Ivan Krstevski, Lazar Peev, Bojan Janev, Berat Ramadani, Martin Todorovski, Erkan Seferi;

Përzgjedhësi: Vasil Skenderovski;