Goce Sedloski prezantoi stafin e trajnerëve me të cilët do ta udhëheq përfaqësuesen "A" të Maqedonisë

Në stafin e trajnerëve do të jenë Borçe Hristov – kreu i stafit të trajnerëve te KF Tikvesh dhe drejtor i Qendrës së Arsimit, Erhan Selimi – ish-trajner i Maqedonisë nën 19 vjeç, si dhe Zoran Boshkovski – Çoko, golashënuesi legjendar dhe shënuesi i golit të parë në historinë e përfaqësueses së Maqedonisë. Ish-mbrojtësi i ekipit përfaqësues Vançe Shikov, i cili ka 58 paraqitje për Maqedoninë, do të jetë gjithashtu pjesë e stafit të trajnerëve, ndërsa Gogo Jovçev është emëruar si trajner i portierëve.

Martin Hristov është punësuar si analist i video xhirimeve për përfaqësuesen "A" të Maqedonisë, ndërsa trajneri Goce Sedloski do të njoftojë gjithashtu emrin e trajnerit të fitnesit, që do t'i bashkohet ekipit profesional.

Me këtë formacion, Sedloski po ndërton një staf trajnerësh të përbërë nga profesionistë të provuar, me një qëllim të qartë, stabilitet, vazhdimësi dhe përparim të mëtejshëm të përfaqësueses "A" të Maqedonisë.