Skuasra e Brerës arriti të festojë 3-4 kundër Rabotniçlit në arenën Todor Proeski. Shumë raste, gola dhe emocione, dhe në fund tri pikë për mysafirët.
Skuadra nga Strumica kaloi në epërsi në minutën e pestë në stadiumin e kryeqytetit kur Kire Mihailov shfrytëzoi pakujdesinë e Rabotniçkit dhe goditi rrjetën e Vasilevit me një gjuajtje të saktë.
Ekipi vendas barazoi rezultatin në minutën e 27-të. Florian Kadriu ishte i shkathët, kaloi portierin Vrgov dhe shënoi.
Por fundi i pjesës së parë i përkiste skuadrës së Brerës. Pas sugjerimit të dhomës së VAR-it, gjyqtari Krumislav Gjorgiev vëzhgoi situatën në zonën e penalltisë të Rabotniçkit dhe akordoi penalltinë. Penalltia u ekzekutua nga Richard Nzengue në minutën e 42-të. Pak para pushimit, Naumçeski shënoi me kokë nga një goditje këndi nga krahu i djathtë për 1-3.

Në pjesën e dytë, Rabotniçki bëri presion, Trajkov shënoi një gol, por pas rishikimit të VAR-it nuk u njoh për shkak të lojës me dorë. Në minutën e 72-të, një penallti u akordua për Rabotniçkin, të cilën Demir Imeri e shëndërroi me sukses në gol. Vetëm tre minuta më vonë, Brera rifitoi epërsinë prej dy golash. Riçard Nzengue shfrytëzoi gabimin e Vasko Vasilevit për 2-4.
Por kjo nuk ishte e gjitha. Në minutën e 78-të, Demir Imeri shënoi një gol të bukur nga një goditje dënimi, e cila u shënua nga krahu i djathtë. Deri në fund, Rabotniçki bëri presion për barazimin, por Brera u mbrojt me sukses.





