Trajneri i kombëtares maqedonase të futsalit, Gazmend Hysejini, ka publikuar listën e lojtarëve që janë në kombinim për dy ndeshjet e ardhshme miqësore kundër kombëtares austriake që do të luhen në Gjevgjeli.
Kapiteni i kombëtares do të ketë në dispozicion 16 lojtarë dhe me këto dy ndeshje fillojnë përgatitjet për kualifikueset e Kupës së Botës.
LISTA E FUTBOLLISTËVE TË FTUAR
- Antonio Petrovski – Projekti KMF
- Ivan Stojanovski- KMF Kegi Mobi
- Bojan Janev – Projekti KMF
- Taulan Ismaili - KMF Balkan
- Mario Blagojevski - Projekti KMF
- Nikola Ançevski - Projekti KMF
- Yasir Zekiri - KMF Forza
- Igor Leovski-Lucenec Sllovaki
- Toni Kirevski - Olmissum Kroaci
- Jakup Ramadani – Drenicë Kosovë
- Berat Ramadani
- Ivan Krstevski - KMF Forca
- Sadat Ziberi - ATLETICO CONEGLIANO C5 - Itali
- Samir Vejseli- ATLETICO CONEGLIANO C5 - Itali
- Gjorgi Kocevski – Projekti KMF
- Angel Gastev - KMG Kegi Mobi

Ndeshjet kundër ekipit kombëtar austriak do të luhen në sallën SC 26 Prill në Gjevgjeli më 10 dhe 11 shkurt, dhe fillimi është planifikuar për në orën 18:00.
Maqedonia është pjesë e Grupit C në kualifikuese, ku bëjnë pjesë edhe Lituania, Turqia dhe Bullgaria. Turneu, i cili do të mbahet nga 6 deri më 16 prill, është organizuar nga Lituania, dhe dy vendet e para do të sigurojnë një vend në raundin kryesor.





