Përfaqësuesja e Maqedonisë U-19 do të zyhvillojë ndeshjen e raundit të parë të kualifikimeve të Kampionatit Evropian. Skuadra e udhëhequr nga trajneri Dimitar Kapinkovski është pjesë e grupit, ku bëjnël pjesë edhe Ishujt Faroe, Moldavia dhe Holanda në rolin e kombëtares organizatore.
"Përmes turneve dhe kampeve stërvitore që kemi organizuar gjatë periudhës së kaluar, kishim kohë të mjaftueshme për t'u përgatitur për atë që na pret. Fatkeqësisht, në këtë turne do të luajmë pa Nenad Damjanovskin, i cili mungon për shkak të një dëmtimi të rëndë, dhe Aleksandar Grasheski dhe Stoilovin, të cilët ende janë duke u riaftësuar dhe janë në një situatë identike. Aktualisht kemi më të mirët e kësaj gjenerate në dispozicion dhe do të bëjmë gjithçka për të treguar performancën tonë më të mirë. Paraqitja në këto kualifikime është një mundësi e shkëlqyer për të fituar përvojën e nevojshme duke luajtur ndeshje me kundërshtarë cilësorë, gjë që do t'i ndihmojë shumë gjatë gjithë karrierës së tyre", tha Kapinkovski.
Kundërshtari ynë i parë është kombëtarja e Ishujve Faroe. Ndeshja do të luhet më 25 mars duke filluar nga ora 17:00. Tri ditë më vonë përballemi me Holandën, ndërsa më 31 mars, kundërshtari është kombëtarja e Moldavisë.





