Pas pikës së parë të arkëtuar në elitën e futbollit vendor, skuadra e Shkëndijës nga Haraçina, do rë tentojë që të të bëjë të njëjtën edhe në përballjen me Tikveshin. Vendasit janë ekipi më efikas pas 2 xhirove, pasi që kanë shënuar 10 gola.
Mesfushori ofenziv Vildan Kerim, respekton ekipin nga Kavadari, por beson se ekipi nga Haraçina është përgatitur mirë për këtë përballje.
“Tikveshi këtë sezon është një ekip kualitativ dhe ka dëshmuar se do të luftojë për kreun e tabelës. Mirëpo besoj te ekipi znë, pasi që jemi përgatitur mirë dhe këtë e dëshmuan kundër Sileksit,” tha në fillim Vildan Kerim.
Mesfushori i Shkëndijës së Haraçinës, beson te kualiteti që të ka anëtari i ri i Ligës së Parë Futbollistike dhe beson se mund të arkëtojë pikë të reja.
“Shkojmë që të garojmë dhe të tregojmë futboll kualitativ dhe të rikthehemi me rezultat pozitiv,” tha në fund Vildan Kerim.
Ndeshja në mes Tikveshit dhe Shkëndijës së Haraçinës do të zhvillohet të shtunën (15 gusht) në stadiumin në Kavadar, në orën 16.30.





