Struga Trim Lum nisi me dy humbje në dy raundet e para të sezonit pranveror dhe sheh një mundësi për tre pikët e para në ciklin e ri të sezonit në duelin e sotëm kundër Pelisterit.
Sulmuesi Basiru Compare, i cili ishte një nga golashënuesit në ndeshjen e fundit kundër Sileksit (2-3), shpreh vendosmërinë e ekipit përpara ndeshjes në Manastir.
„"Po luajmë jashtë fushe kundër një skuadre që humbi edhe ndeshjen e fundit. Kjo do të thotë se presim një ndeshje të vështirë. Mund të them se si skuadër jemi të përgatitur mirë për këtë ndeshje", vuri në dukje Compaoré.
Sulmuesi nga Burkina Faso theksoi se Struga Trim Lum punoi për korrigjimin e gabimeve në mënyrë që t'i jepte fund trendit negativ në pjesën pranverore të kampionatit.
„"Humbëm dy ndeshjet e para, por mendoj se tani i kemi korrigjuar gabimet. Stafi i trajnerëve dhe lojtarët janë shumë të motivuar për të siguruar fitoren e parë në pjesën pranverore të sezonit. Kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë ne", njofton sulmuesi i Strugës, Trim Lum.





